PSHDK e mbështet Ardian Gjinin në balotazh për Gjakovën

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë PSHDK-ja nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, derisa të njëjtit kanë bërë të ditur edhe ofertën për bashkëpunim, shkruan Rahoveci INFO.

“Pas marrjes së ofertës për bashkëpunim në balotazh dhe për qeverisje komunale në Komunen e Gjakovës për 4 vitet e ardhshme 2021-2025 ne kemi filluar konsultat me strukturat e partisë në nivel qendror dhe të BD Gjakovë, me kryetarët e degëve dhe aktivistët tonë. Në mënyrë unanime kemi vendosur që ne si PSHDK të  kemi marrëveshje me subjektin politik AAK. PSHDK në këtë balotazh ka marrëvshje për bashkëqeverisje me z. Gjini dhe AAK”, thuhet në postim.

Gjini nuk arriti të fitoi Gjakovën për 2 për qind, pasi mori 48 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Postimi i plotë i PSHDK-së:

Të nderuar anëtarë të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës BD – Gjakovë!

PSHDK BD – Gjakovë është në mbështetje të z. Ardian Gjini për kryetar të Komunës së Gjakovës me datën 14 nëntor!

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura me 17 tetor kandidati ynë për kryetar të Komunës së Gjakovës z. Ferdinand Kolaj u rendit i treti në garën për kryetar komune. Pasi që raundi i parë nuk nxori fitues kemi balotazh në Komunën e Gjakovës.

Pas marrjes së ofertës për bashkëpunim në balotazh dhe për qeverisje komunale në Komunen e Gjakovës për 4 vitet e ardhshme 2021-2025 ne kemi filluar konsultat me strukturat e partisë në nivel qendror dhe të BD Gjakovë, me kryetarët e degëve dhe aktivistët tonë. Në mënyrë unanime kemi vendosur që ne si PSHDK të  kemi marrëveshje me subjektin politik AAK. PSHDK në këtë balotazh ka marrëvshje për bashkëqeverisje me z. Gjini dhe AAK.

Ftojmë elektoratin tonë që të dielën ta mbeshtesin z. Gjini për kryetar të Komunës së Gjakovës.

Na shkoftë mbarë! /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker