Ish-komandanti amerikan për vizitën e Grenellit në Kosovë: Shumë keq, kjo është ilegale

Kjo pasi që Trump në këtë letër, Grenellit i referohet ende si “ambasador i dërguar” i tij, ndonëse ai nuk është më president i SHBA-ve.

Trump lëshon deklaratë për Kosovën e Serbinë: Kërkon zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit

Në lidhje me këtë,  ka reaguar edhe ushtaraku i njohur amerikan, njëherit ish-komandant i forcave amerikane në Evropë, Mark Hertling.

Ai e ka quajtur “ilegale” formën se si Trump e ka cilësuar vizitën e Grenellit.

“Kjo është shumë e keqe, dhe ndoshta e paligjshme. Ajo që e bën atë në mënyrë eksponenciale më keq është “i dërguari” është Ric Grenell”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se mbrëmë po ashtu nga Shtëpia e Bardhë kanë reaguar duke thënë se Donald Trump nuk është më president i SHBA-ve dhe se nuk ka ndonjë ambasador që përfaqëson shtetin.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë vjen pasi ish-presidenti amerikan nëpërmjet një letre tha se ka dërguar ambasadorin e tij për çështjen Kosovë-Serbi, duke iu referuar ardhjes së Richard Grenell në Kosovë.

“Përtej imagjinatës së tij tejet aktive, Donald Trump nuk është më president dhe nuk ka asnjë “ambasadorë të dërguar” që përfaqëson Shtetet e Bashkuara”, citohet të ketë thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë përpara gazetarëve.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazetarja e ‘Bloomberg’ nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’. /Rahoveci INFO/

Shtëpia e Bardhë reagon pasi Trump tha se e dërgoi Grenellin si ambasador në Kosovë

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker