Mjekët i konsiderojnë “sadaka” 60 eurot e qeverisë si shtesa për ta

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha për Ekonomia Online se Ligji për Paga duhet të rregullohet deri në fund të vitit.

“Që nga përfundimi i Ligjit për pandeminë krejt çka kemi insistuar që kategoritë e veçanta të administratës shtetërore  të stimulohen dhe ne kemi konsideruar që punëtorët shëndetësor, Policia, FSK-ja, zjarrfikësit të jenë pjesë e një stimulimi varësisht prej buxhetit që ka shtetit dhe që atëherë nuk kemi insistuar asnjëherë në një shumë dhe ajo 300 e 250 nuk kemi reaguar sepse qëndrimi i Odës ka qenë i qartë këto çështje nuk rregullohen me këto lloj të hollash por deri në fund të vitit të rregullohet çështja me Ligjin e Pagave. Prandaj edhe këto 60 euro nuk konsiderojmë asnjë stimulim”.

Sejdiu ka folur edhe për variantin e ri Delta Plus, duke shtuar se masat duhet të përcillen nga afër, sepse tani më çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit.

“Masat e kontrollit duhet të bëhen dhe të përcillen nga afër. Ne kemi arritur goxha mirë me vaksinim por jo mjaftueshëm dhe mendoj se duhet të fillohet me limitime të ndryshme. Në restorante askund nuk ka kontrolle dhe pastaj kur vjen një nevojë për mbyllje po këto sektorë fillojnë të protestojnë. Kush janë viktimat. Janë ata të cilët infektohen dhe punëtorët shëndetësor të cilët duhet të vuajnë për shkak shumë faktorëve, qoftë mos pasja e mjaftueshme e materialeve dhe pësimi i pacientëve të tjerë të cilëve po u mbyllet dera prapë për intervenime të ndryshme”, tha Sejdiu.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker