Shpend Ahmeti për Vitinë e Ramën: Vitin 2022, e shoh si vit të vështirë dhe të mësimit për të dy

“Nuk flas në këtë aspekt, sepse nuk jam person që dua të ndikojë se kush të bëhet ose jo kryetar. Të dy kandidatët i njoh shumë mirë, prandaj jam subjektiv. Arben Vitinë e kam pasë drejtor dhe mik dhe e di saktë se çka bën e çka jo. Përparim Ramën e kam mik që dhjetë vjet dhe kemi bashkëpunuar në fusha të ndryshme, prandaj nuk mund të flas”.

Ai, në një intervistë dhënë për “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova, ka deklaruar se cilido që do të jetë kryetari i ri i Prishtinës do të përballet me një realitet më ndryshe.

Ahmeti ka paraparë edhe një lloj nënshtrimi të Arben Vitisë e Përparim Ramës ndaj partisë përkatëse, për cilindo që do të fitojë.

“Mendoj që ka dozë të një realiteti që do t’i godasë kushdo që fiton, e shohin që është pak më ndryshe sesa që mendojnë ata. Mendoj se do t’i mësojnë disa gjëra që nuk po i dinë tash, por ajo është normale dhe i ndodh gjithsecilit. Krejt do të varet pastaj se cili do të jetë ekipi dhe cili është synimi i qeverisjes. Në anën e Arben Vitisë është Vetëvendosja dhe e di unë qysh funksionojnë, ka plot probleme dhe presionet janë të jashtëzakonshme. Në anën tjetër Përparim Rama ka ardhur i vetëm prej Londrës në familje të madhe që është LDK-ja dhe duhet të navigojë edhe në ato ujëra, sepse njerëzit nuk i përmendin ato gjëra qysh duhesh me fol me degën, nëndegën dhe të tjera e që janë gjëra që marrin shumë kohë. Do t’i duhet kohë, prandaj kjo është edhe arsyeja pse vitin e parë, vitin 2022, e shoh si vit të vështirë dhe të mësimit për të dy”, ka thënë Ahmeti.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker