Balotazhi: Të dielën në Kosovë votohet në disa komuna

Nga 38 komuna, qytetarët e 21 prej tyre do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës, në mes dy kandidatëve më të votuar në raundin e parë.

Partia që garon në numrin më të madh të komunave për balotazh është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 12 komuna.

Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5.

Kryeqyteti në raundin e parë ka mbetur punë e pazgjidhur, andaj kryeqytetasit ditën e dielë do t’i drejtohen kutive të votimit.

Në balotazh kanë shkuar edhe komunat e mëdha, si: Prizreni, Gjakova, Gjilani e Podujeva.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker