Milionat që kanë në menaxhim partitë përmes kryetarëve të komunave

Sipas rezultateve, PDK-ja do të qeverisë me 9 komuna të vendit, LDK-ja me 7 komuna, AAK-ja me 5 komuna, VV me 4 komuna dhe Lista Serbe me 10 komuna.

Duke pas parasysh numrin e komuna që kanë fituar, këto parti politike përmes kryetarëve në që kanë në to, do të menaxhojnë edhe milionë euro buxhet.

Agron Demi nga Instituti GAP ka treguar buxhetin me të cilin do të menaxhojnë këtyo parti përmes anëtarëve të tyre që tashmë janë zgjedhur kryetarë komunash.

“Duke u bazu në rezultatet e gjertanishme për kryetarë të komunave dhe KASH 2021-2023, në tre vjetët e ardhshëm:

– PDK do menaxhojë me 552.6 milionë euro të komunave;

– LDK me 552 milionë euro;

– AAK me 257 milionë euro;

– VV me 223 milionë euro;

– LS me 103.3 milionë euro”, ka shkruar Demi në Tëitter.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker