Çfarë do të ndodh me Arben Vitinë? Albin Kurti tregon për fatin e tij politik

Kurti, me anë të një konference për medie, e thirrur për t’u zyrtarizuar emërimi i ministrit të ri të Shëndetësisë, Rifat Latifi, i pyetur nga gazetarët për fatin e Vitisë në politikë, ka thënë se për këtë nuk duhet nxituar, shkruan Rahoveci INFO.

“Së pari, dr.Arben Vitia është kryetar i Qendrës së VV-së në Prishtinë, anëtar i Kryesisë, ai ka qenë person tejet i njohur në opinionin publik edhe para se të jetë ministër i Shëndetësisë, mirëpo se cili do të jetë angazhimi i tij në të ardhmën, nuk besoj se ka ndonjë nxitim të vendosim tani”, ka thënë ai.

“Ndërkaq sa i përket komandantit Gjeneral Lejtnant Rrahman Rama këto janë gjëra që diskutohen në nivelet më të larta, por pa dyshim kur të ketë diçka do të ju njoftoj”, ka shtuar tutje Kurti.

Vitia pati dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë për të garuar për kryetar komune në Prishtinë. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker