Mustafa për balotazhin: U vërtetuan mashtrimet e VV-së, ‘Guxo’ mbeti askund

“Këto zgjedhje u zhvilluan në një ambient shumë më normal krahasuar me ato nacionale të 14 shkurtit në të cilat u promovua një histeri që ngjante me ato fashiste. Jo vetëm nga VV dhe paterica e saj Guxo por edhe nga disa media. Zgjedhjet lokale dëshmuan se ky ballon po shfryhet, mashtrimet po dalin në shesh dhe qytetarët po dëshmohen se janë vlerësues racional në afat të gjatë. Për fat të keq kam vërejtur se çdo gjë që e kanë kritikuar z. Kurti dhe znj. Osmani në të kaluarën e kanë bërë vet gjatë kësaj kohe, pa asnjë konsideratë. Ajo që veçmas i veçon është një arrogancë jo vetëm ndaj opozitës dhe votuesëve të tyre por edhe ndaj ndërkombëtarëve. Fati që s’kanë shumë fuqi se edhe në luftë do na shtynin”, tha Mustafa për Gazetën Express.

Mustafa, tha poashtu se VV në zgjedhjet e ardhshme mund të mbetet partia e katërt.

“Tani duhet të kthjellen sepse nëse vazhdojnë kështu, në zgjedhjet e ardhshme VV mund mbetet partia e katërt, kurse Guxo askund, si sot”, tha ai.

Ish-kreu i Lidhjes Demokratike u shpreh se rikthimi i LDK-së në Prishtinë është i rëndësishëm edhe pse ka pritur që LDK do të fitojë në Gjilan, Podujevë e Vushtrri.

“Rezultatet e LDK-së janë të mira. Kam pritur se LDK me meritë do të fitojë edhe Gjilanin, Podujevën dhe Vushtrinë. Ndryshimet, të cilat ndodhën në Prishtinë i konsideroj shumë të rëndësishme, jo vetëm për LDK-në.  Sesa do të funksionojë drejtimi i Prishtinës varet shumë nga përkrahja e Asamblesë komunale, nga drejtorët por edhe nga përkrahja e Qeverisë. Tani ka kaluar fushata së bashku me edicionin e premtineve dhe fillon ballafaqimi me realitetin i cili nuk është i thjeshtë e as bardh e zi. Uroj të kenë sukses të gjithë kryetarët e komunave”, tha ai.

Në balotazhin e së dielës, LDK-ja me Përparim Ramën e ka fituar garën më të rëndësishme komunale, atë të kryeqytetit, duke e mposhtur Arben Vitinë e LVV-së, i cili cilësohej si favorit para 17 tetorit.

Pas rezultatit më të dobët në historinë e partisë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, LDK-ja arriti të fitojë edhe në Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Pejë e Lipjan. Në këto dy të fundit, pa balotazh.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker