Syla: Haxhi Avdyli bëri betejë për t’u bërë ministër, por “u ngul”

Syla në një postim në Facebook ka thënë se Avdyli ka bërë “betejë” me LDK-në dhe “Guxo” për t’u bërë ministër, por që nuk ia arriti qëllimit, shkruan Rahoveci INFO.

Sipas tij, të gjithë bashkëpunëtorët e Avdylit, nisur nga Donika Gërvalla e Vjosa Osmani, njëra ministre e tjetra presidente, ia arritën caqeve të tyre.

Por, kështu sipas Sylës nuk ndodhi me Avdylin.

Postimi i plotë:

Haxhi Avdyli krejt betejën me LDK dhe me Listën Guxo e bëri për tu bërë ministër dhe sot su bë. Bulliqi njejtë e nxjerri një Kryetar Komune, Gërvalla një Ministër, ndërsa Vjosa Osmani një Presidente… por Haxhia u ngul. Dhe të gjithë pas tij tash nga Lista Guxo do të ta kenë fatin e njejtë. Pse? Sepse ata ishin për shfrytëzim për një përdorim për zgjedhjet e 14 shkurtit. Tash Albin Kurti lyp aleanca të reja, për fitore, dhe natyrisht me këta mendon se ka kry punë…/Rahoveci INFO

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker