Bulliqi reagon pas dorëheqjes së kryetarit të degës së Vetëvendosjes në Podujevë

Bulliqi tha se me Bajramin në krye të Qendrës së VV-së në Llap, si subjekt politik kanë korrur suksese të jashtëzakonshme.

Tutje ai theksoi se sot pasi u lirua nga kjo detyrë, Ajeti duhet të ndjehet krenar dhe shumë i lumtur për pozicionin që kishte.

Postimi i plotë:

Sot kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Qendrës.

Me Bajramin në krye të Qendrës sonë për disa vite, ne si subjekt politik kemi korrur suksese të jashtëzakonshme në secilin proces zgjedhor.

Unë sot shpreh falenderim të pafund për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e madh për rritjen dhe zgjerimin e organizatës sonë.

Sot pasi u lirua nga kjo detyrë, ai duhet të ndjehet krenar dhe shumë i lumtur për pozicionin që e ka lënë organizatën tonë si fituese dhe udhëheqëse në të dy nivelet. Bajramit, i uroj shëndet të mirë e këshillat e tij do të jenë udhërrëfyes për rrugën që duhet ta bëjmë përpara./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker