Kurti: Viti i ka 52 javë, unë e takoj ambasadorin amerikan së paku 52 herë në vit

Ai bëri me dije se e takon ambasadorin amerikan në Kosovë çdo javë, sipas përllogaritjeve të tij, shkruan Rahoveci INFO.

“Së paku një herë në javë e takoj ambasadorin amerikan. Nëse viti ka 52 javë, unë e takoj ambasadorin amerikan së paku 52 herë në vit, rregullisht jemi në kontakt për të gjitha temat”, deklaroi ai.

“Nuk është as aleanca as partneriteti me SHBA-në e as ai i sigurisë kombëtare e as ai ekonomik e zhvillimor i varur për një pe, nuk qëndron partneriteti dhe aleanca jonë në pe që tash mund të shkëputet shumë shpejt prandaj unë ju lus të gjithëve që të keni më shumë besim në aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ky besim i juaji i ndihmon të gjithëve. Por s’mund të lëkundet një aleancë e tillë sepse tash veç është forcuar me qasjen tonë parimore dhe me planet tona afatmesme dhe afatgjata”, tha tutje Kurti.

“Kur vepron sot për sot pasdite je i trembur, kur nuk ke plane dhe strategji trembesh, sepse je sot për sot pasdite o ta marrim këtë projekt se shkuam posht, nuk është ashtu”, shtoi tutje kreu i ekzekutivit. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker