Ish-bashkëpunëtori i Kurtit: Zgjedhjet e nëntorit, thirrje për VV-në që ta rimendojë qeverisjen

Sejdiu në Rubikon me Adriatik Kelmendin u shpreh se nëse 14 shkurti qe ‘’shuplakë’’ për PDK-në e LDK-në, atëherë zgjedhjet e nëntorit dhe tetorit duhet të jenë ngjashëm për VV-në, për të rimenduar ndoshta edhe llojin e qeverisjes, njofton Klankosova.tv.

”Ajo çfarë po bën është për një rimendim të llojit të organizimit të subjektit, mbi natyrën si i qaset Lëvizja Vetëvendosje në përgjithësi”.

”Është e pamundur për një person të jetë prezent në 30 komuna. Kandidatët e mirë iu mundësojnë partive politike fitore”.

”Partia politike është e pamjaftueshme vet për me e bo këtë. Një kandidat i mirë që krijon hapësirë, që mund të bëjë çarje në tregun elektoral, i mundëson partisë politike që në balotazh të bëjë edhe marrëveshje me tjerët për fitore”.

”Nëse zgjedhjet e 14 shkurtit kanë qenë mësim, dhe themi shuplakë për PDK-në e LDK-në, për një këndellje e rimendim për me e pa ku po gabojnë e çka po gabojnë, mendoj që zgjedhjet e 17 tetorit dhe balatozhi i 14 nëntorit, duhet të jenë edhe një thirrje për VV-në të rimendojë edhe llojin e vet të qeverisjes që e bënë”.

”Unë nuk mendoj që ka humbës dhe fitues në zgjedhje komunale. Sepse secili qytetar në komunë të vete, zgjedh atë që e mendon se qeverisë më së miri për vete”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker