Pas humbjes, LDK-ja në Gjilan paralajmëron zgjedhje të brendshme

Nëpërmjet një komunikate lëshuar për medie thuhte se LDK-ja në Gjilan se të shtunën kanë mbajtur takim me strukturat e partisë, përfshirë Kryesinë, kryetarët e nëndegëve dhe struktura të tjera lidhur me këtë çështje, shkruan Rahoveci INFO.

“Kryetari Haziri ka falënderuar strukturat e Degës për angazhimin e jashtëzakonshëm, duke e bërë rikthimin e madh të LDK-së si parti e parë në Kuvendin Komunal. Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e madh ndaj tij dhe LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit dhe ato të 14 nëntorit”, thuhet në komunikatë.

Vendimi vjen pas rezultatit të LDK-së në Gjilan në zgjedhjet lokale, komunë kjo e humbur nga Lutfi Haziri që po ia mësynte mandatit të tretë.

LDK në balotazh të 14 nëntorit humbi ndaj kandidati i LVV-së, Alban Hyseni. Ky i fundit mori 21.800 vota apo 51,10 për qind, derisa Haziri 20.865 vota apo 48.9 për qind. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker