VV në Prizren nuk e pranon humbjen as pas shpalljes së rezultatit përfundimtar

Sipas VV-së në Prizren, shtabi zgjedhor tashmë është në përpilim të ankesave, pasi sipas tyre, kjo po bëhet duke u bazuar në ngjarje që kanë ndodhur në ditën e votimit në këtë komunë.

“Sipas dëshmive ka pasur presione ndaj votuesve në hyrjet e vendvotimeve, tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në javën e fushatës përmes shpërndarjes së parave dhe të mirave materiale, por edhe kërcënime ndaj komuniteteve në Prizren dhe në disa regjione të Prizrenit”, thuhet në reagimin e VV-së në Prizren, transmeton Rahoveci INFO.

“Kërkojmë nga organet kompetente të hetuesisë që të gjitha këto raste të hetohen dhe që të verifikohen nënshkrimet në librin e votuesve”, thuhet në komunikatë.

“Përfundimisht raportimet e qytetarëve për ditën e zgjedhjeve dhe për procesin zgjedhor, lënë hapësirë për shumë dyshime që duhet të hetohen nga organet kompetente”.

Në garën e balotazhit për kryetar të komunës së Prizrenit ishin Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj nga PDK, ku fitues doli Totaj. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker