Miratohet kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021

Taksa investive për vitin 2021 do të jetë prej 0.32 përqind, ndërsa taksa operacionale prej 0.065 përqind.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, tha se si komision i rekomandojnë Kuvendit që të miratohet e njëjta.

“Kuvendit i rekomandon që të miratohet kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për caktimin e taksës investive prej 0.32 përqind dhe taksës operacionale prej 0.065 përqind për vitin 2021”, tha ai.

Mbështetje i kanë dhënë edhe të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, ku kjo kërkesë mori 75 vota “për”./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker