Petar Petkoviq: Lista Serbe nuk i ka dhënë ultimatum Kosovës për Asociacionin

Në pyetjen nëse përfaqësuesit e Listës Serbe i dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri në fillim të vitit ta formojë Asociacionin ose ata do të largohet nga institucionet, Petkoviq tha se nuk flasin me këtë gjuhë.

“As ne dhe as Lista Serbe nuk flasim gjuhën e ultimatumit, ky ishte mesazhi i popullit serb që tre javë ishte në shënjestër të ROSU-së, njerëzve që u qëlluan nga forcat speciale të Kurtit dhe që qëndruan në shi dhe acar për dy javë duke mbrojtur të drejtën e tyre themelore për lirinë e lëvizjes”, tha Petkoviq.

Ai tha se “populli serb është ngopur” për shkak të, siç thotë ai, mosformimit të Asociacionit.“Populli serb është ngopur me faktin se ka gati nëntë vjet që ka pritur të ushtrojë të drejtat e veta kolektive të përcaktuara në Asociacion, ndërsa në të njëjtën kohë Prishtina tolerohet për të gjitha shkeljet e marrëveshjeve. Lista Serbe e dëgjoi mirë mesazhin e popullit të saj, i cili në zgjedhjet e fundit lokale doli në mënyrë masive në qendrat e votimit, duke i dhënë mbështetje të pandarë dhe absolute përfaqësuesve të tyre”, tha Petkoviq.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker