Tragjedia në Bullgari: Ambasadori serb viziton në spital shqiptarin që mbeti i lënduar

Sulejmani i cili po trajtohet në spital, ka marrë lëndime nga aksidenti mirëpo që fatmirësisht i ka shpëtuar tragjedisë që la 46 të vdekur, shkruan Rahoveci INFO.

Njoftimin për vizitën që Joviq i ka bërë Sulejmanit e ka bërë vet ambasada e Serbisë në Sofje.

“Ambasadori Joviq vizitoi qytetarin tonë, Lulzim Sulejmani në spital, i cili u lëndua sot në mëngjes në një aksident të tmerrshëm afër Sofjes. Përkundër lëndimit, ai ndihmoi evakuimin e pasagjerëve tjerë. Ndihet mirë, ne do ta vizitojmë rregullisht. Faleminderit”, thuhet në postimin e ambasadës së Serbisë në Sofje. /Rahoveci INFO/

 

 

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker