​Punonjësit shëndetësorë nesër në grevë të përgjithshme

Këshilli Drejtues i FSSHK-së ka kërkuar të enjten e kaluar takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sfeçla dhe ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi, me qëllim që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Parlament dhe të fillojë së implementuari nga viti 2022.

FSSHK-së paralajmëron se grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë.

Punonjësit shëndetësorë do të mbajnë nesër një grevë të përgjithshme, me kërkesat që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Parlament dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga viti i ardhshëm.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker