Kusari-Lila-Deliut: Në rajonin e Drenicës ka më së shumti dhunime, s’e votuat ligjin për personat e dhunuar

E pas deklaratës se Deliut, reagoi Kusari- Lila e cila tha se ka pritur një mohim nga deputetja, e jo të bëjë sërish sulme.

“Nuk është hera e parë që zonja Deliu sulmon luftën, ajo vjen nga rajoni i Drenicës, përderisa këtu në Kuvend ka votuar kundër ligjit për personat e dhunuar. Numri më i madh i personave të dhunuar është në rajonin e Drenicës dhe Dukagjinit, ajo gjithashtu ka votuar për Gjykatën Speciale, përkundër faktit se sot këtu ngritët gishti dhe akuzohen të tjerët. Unë prita një mohim tjetër nga ajo, nuk e mohoi se motra e saj punon në prokurim të Kuvendit, nuk e mohoi as se vëllai i saj punon në zyre të prokurimit të RTK-së. Në emër të luftës keni abuzuar”, tha ajo.

Kurse deputetja  e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra u ka kërkuar falje të dënuarve në rastin “Kumanova”, pas deklaratave të bëra në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se nuk ka dashur që në asnjë rast t’i quajë terroristë të dënuarit në rastin “Kumanova”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker