“Rama jo levë e Beogradit për destabilizim”, thotë ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë

Tahiri nënvizoi se realiteti në Ballkan është shpërthyes në kuptimin e situatës së tensionuar dhe faktori kryesor është Serbia në bashkëpunim me Rusinë.

“Krijojnë tensione, në favor të Serbisë së madhe. Shqipëria të luajë rol stabilizues, jo t’i bëhet levë e këtyre përpjekjeve të Serbisë, destabiliuese dhe të Serbisë së Madhe. Shqipëria të marrë rolin për stabilizim të rajonit”, deklaroi ajo.

Tahiri nënvizoi se afërsia e Ramës me qeverinë e Serbisë është e dëmshme jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin.

“E para është politika e jashtme, unë shoh disa elementë të pakëndshëm në politikën shqiptare dhe kjo lidhet me këto iniciativat rajonale, por më serioze është si problem që Shqipëria duhet të dijë se kush janë fqinjët e Shqipërisë dhe cilët janë fqinjët e Kosovës. Këtu kemi një ngatërresë, që kjo afërsia me Ramës dhe qeverisë së Serbisë në një përshtypje se gjoja janë vende fqinje dhe kjo afri kaq e madhe nuk po duket e mirë, e dëmshme jo në raport me Kosovën por edhe në Ballkan”, tha ajo për Euronews Albania.

Ish-zyrtarja e lartë deklaroi se  s’duhet të ketë vetëm fjalë të bukura nga ana e Ramës, por veprime konkrete.

Sa i përket mbledhjes së nesërme, Tahiri tha se duhet të ketë më shumë  rezultate në zbatimin e marrëveshjeve sesa në rritjen e numrit të marrëveshje.

“Dua që në mbledhjen e nesërme të ketë një raport transparent për të gjithë opinionin publik për shkallën e zbatueshmërisë së këtyre marrëveshjeve”, u shpreh ajo.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker