Sa herë biejnë këmbanat

Sa herë biejnë këmbanat
Rahoveci INFO – – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Bajram MJEKU

Sa herë afrohen festat e Nëntorit dhe sa herë kremtojmë Ditën e Flamurit, më bie ndërmend miku im i mirë, don Kelmend Spaçi, sekretar i Ipeshkvisë në Tivar.

Sa herë biejnë këmbanat, kujtoj mikun tim don Kelmendin, duke u rënë këmbanave mbrëmjeve të dimrit të vitit 1998 në Kishën Katolike në Gllogjan të Pejës, jo për t’i thirrur besimtarët katolikë në meshë, por përmes tam-tameve të këmbanës, për t’u dhënë alarm vëllezërve të besimit islam për të nisur iftarin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, derisa ishin të rrethuar nga forcat serbe.

Sa herë biejnë këmbanat dhe sa herë i kujtoj refugjatët kosovarë, më bie ndërmend don Kelmendi dhe oborri i Kishës Katolike në Gllogjan, në hapësirën e të cilit gjetën bukë e strehë mijëra fëmijë, gra e burra shqiptarë, të zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe të ndjekur nga bajonetat serbe…

Sa herë biejnë këmbanat, kujtoj burrat e mëdhenj të këtij vendi dhe kujtoj axhën e don Kelmendit, Gjokë Spaçin dhe bashkëveprimtarët e tij të Grupit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, të cilët gjithë jetën e shkuan me sloganin: Për Fé e Atdhe.

Sa herë biejnë këmbanat…

The post Sa herë biejnë këmbanat appeared first on Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

LAJMI TJETËR
Close
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker