Parim Olluri rrëfen ngjarjen: Vjosa Osmani i ka thënë Lumir Abdixhikut “unë të nxjerri jashtë prej takimit”

Presidentja Vjosa Osmani kishte mbledhur kryetarët e partive poliitke për të diskutuar rreth shtyrjes së zgjedhejve lokale.

E gjatë diskutimeve, sipas Ollurit, Osmani i është drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke i thënë se “unë të qes jashtë prej takimit “.

“Ne e dimë që ka qenë një skandal kur presidentja ka thirrur një takim [për shtyrjen e zgjedhjeve] me kryetarët e partive politike. Ajo që ka ndodh aty ka qenë skandaloze! Kam pritur një rebelim nga kryetari i opozitës [Lumir Abdixhiku], sepse ka pretendime se është kryeopozitari. Në atë takim, njerëz që kanë qenë brenda thonë se Vjosa Osmani i ka thënë Lumir Abdixhikut “unë të qes jashtë prej takimit””, është shprehur Olluri në ‘Pressing’.

Tutje, ai tha se ndaj kësaj qasje, ka pritur nga Abdixhiku të rebelohej minimalisht.

“Në momentin kur është diskutuar shtyerja e zgjedhjeve, kur presidentja i thotë kryetarit të opozitës kështu, unë pres prej një kryetari i një partie opozitare, minimumi, të jesh rebel ndaj kësaj qeverie. Si mundesh me qenë i heshtur, i butë, pas kërcënimit nga presidentja”, tha tutje Olluri.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker