Peci: AAK-ja ka uzurpuar pronën në Ulpianë me 2 euro metri katror

I ftuar në “Context”, Peci ka zbuluar se ky subjekt politik madje nuk e ka paguar qiranë në gjashtë muajt e fundit.

“Nuk mundet që një objekt në qendër të Prishtinës, në Ulpianë me e pas 2 euro për metër katror. Kjo është e shfrytëzuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Faton Peci.

“Gjithashtu ka gjashtë muaj që nuk i ka bërë kompensimin Ministrisë së Bujqësisë. Ata paguajnë dy euro për metër katror derisa vlera e tregut është 20 euro për metër katror”, ka shtuar ministri në Context.

Peci ka thënë se do të nxirret një rregullore dhe tu përcaktohet çmimi pronave të Ministrisë së Bujqësisë.

“Nuk e nxjerri nga objekti (AAK-në), por do ta nxjerrim një rregullore ku kanë me u përcaktuar zonat dhe sa është vlera e tregut dhe ose e mbulon atë shifër ose e liron zyrën”, tha ndër të tjerash Faton Peci.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker