Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Para se të jetë festë, ka qenë motiv i yni kolektiv

Abdixhiku ka shkruar se para se të jetë festë, 28 nëntori ka qenë motiv kolektiv, shkruan Rahoveci INFO.

Ai shkruan se kjo datë na bën t’i përkujtojmë patriotët, burrat e gratë më të shquar të vendit.

“Sot, forcimi i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran, i fortë dhe i drejtë, i zhvilluar dhe i barabartë, pjesë e familjes euroatlantike është akti më i lartë patriotik që gjeneratat e tashme dhe të ardhme duhet ta kenë.”, shkruan Abdixhiku.

Ky është postimi i plotë i tij:

Urime 28 nëntori shqiptarë. Në këtë datë e ditë historike, ne kujtojmë përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për shtet, për liri e për avansim shoqëror mes popujsh të tjerë.

28 nëntori para se të jetë festë, ka qenë motiv i yni kolektiv. Prandaj, sot, në liri, kjo datë e kjo ditë na kthen e mbanë përherë tek gjithë patriotët tanë, burrat e gratë më të shquar të vendit, që dhanë jetën në altarin e lirisë. Na kthen tek gjeneratat e tëra, që – secila në mënyrën e vet – mirëmbajtën gjallë aspiratën tonë të patjetërsueshme, për liri e shtetësi.

Sot, forcimi i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran, i fortë dhe i drejtë, i zhvilluar dhe i barabartë, pjesë e familjes euroatlantike është akti më i lartë patriotik që gjeneratat e tashme dhe të ardhme duhet ta kenë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, mbetet gardian i një rrugëtimi të tillë, të pashterrshëm, të pandalshëm, të patjetërsueshëm.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker