Ambasadori gjerman në Serbi tregon pozicionin e qeverisë së re për Kosovën dhe Asociacionin

Scheib ka thënë se Berlini do të vazhdojë të mbajë pozicionin e njëjtë karshi Kosovës edhe pas ndryshimit të qeverisë, shkruan Rahoveci INFO.

Tutje, ambasadori gjerman ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, duke theksuar zbatimin dhe respektimin e marrëveshjeve të arritura.

“Gjithçka që është rënë dakord deri më tani në dialogun në Bruksel duhet të zbatohet”, ka deklaruar Scheib, duke shtuar se: “kjo vlen edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

I pyetur rreth dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe vazhdimit të këtij procesi, Scheib ka theksuar se të gjitha çështjet duhet të zgjidhen.

“Të dyja palët duhet ta përmbushin pjesën e tyre dhe të gjitha çështjet e tjera të hapura duhet të zgjidhen. Qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila, natyrisht, do të zbatohet”, tha ai.

“Parimet e politikës do të mbeten të njëjta”, tha Scheib i pyetur nëse do të ketë ndryshim në politikën e jashtme të Gjermanisë karshi Serbisë me një ministre të re të jashtme.

“Pozicioni ynë për Kosovën gjithashtu do të mbetet i pandryshuar”, theksoi Scheib. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker