Jeni mashtruar nga blerjet online, ndiqni këto këshilla për herë tjetër

Këtë vit, shpenzimet në blerje online për festat e fundvitit (periudha 1 nëntor – 31 dhjetor) do të kapërcejnë shifrën 910 miliardë dollarë në rang global, ose 11% më shumë nga viti në vit – shkruan një raport i fundit i Adobe “Holiday Shopping Forecast”.

Adobe parashikon se më shumë se 4 trilionë dollarë ($4.1T) do të shpenzohen globalisht gjatë gjithë 2021 – një tjetër shifër rekord për e-commerce. Nga një anë, sepse të bësh blerje online është më komode dhe në tjetrën, sepse vala e katërt e pandemisë është pranë dhe frikëson shumë njerëz. Të dhënat flasin qartë, kriminelët informatikë na zhvasin, në pritje që të na bindin të shkarkojmë malware për të vjedhur të dhënat e kartave tona të kreditit.

Për këtë arsye, Cisco Talos, kompani private që merret me kërcënimet informatike në nivel botëror, ka krijuar një udhëzues me 10 këshilla për të mos rënë në grackat e sofistikuara të piratëve kompjuterikë.

1. Kushtojini rëndësi Domain-eve “Top Level” si .top, .stream, .trade dhe .bid.

2. Shkarkoni vetëm aplikacione nga app store zyrtare, si Google Play Store dhe iOS App Store.

3. Kushtojini vëmendje aplikacioneve që kërkojnë autorizime të dyshimta, si akses në mesazhet e shkruara, kontakteve, fjalëkalimeve të ruajtura dhe ato që kërkojnë akses administrativ.

4. Disa aplikacione keqdashëse do të jenë shumë të ngjashme me ato që po kërkoni. Tregoni kujdes ndaj gabimeve ortografike dhe gramatikore në përshkrimin e aplikacioneve dhe në ndërfaqe, mungesës së performancës së lartë ose kur kontakti i zhvilluesit përdor postë elektronike falas.

5. Mos klikoni tek email-et e pakërkuara.

6. Sigurohuni që të jeni gjithnjë të regjistruar tek email-et e ofertave që do të merrni në këtë periudhë.

7. Aty ku është e mundur, zgjidhni shërbime me pagesë si Google Pay, Samsung Pay dhe Apple Pay. Këto shërbime përdorin një token në vend të një numri të kartës suaj të kreditit, duke e bërë transaksionin më të sigurt.

8. Përdorni fjalëkalime të ndërlikuara dhe të ndryshme për çdo faqe. Kriminelët informatikë ripërdornin fjalëkalimet për të komprometuar sa më shumë llogari me të njëjtin emër përdoruesi. Mund të përdorni edhe një password manager.

9. Shkruani manualisht URL e faqeve që dëshironi të vizitoni në vend që të klikoni menjëherë te një link

10.Përdorni vërtetimin me shumë faktorë për të shmangur aksese të paautorizuara./Rahoveci.INFO/

Lajmet Jeni mashtruar nga blerjet online, ndiqni këto këshilla për herë tjetër Rahoveci INFO Rahoveci.INFO.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker