Memli Krasniqi për vdekjen e Dole: Do na mungojë, por trashëgimia e tij do jetojë bashkë me historinë e Kosovës

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ndihet i pikëlluar thellë me rastin e ndarjes nga jeta të mikut të madh të Kosovës dhe popullit tonë, i cili pareshtur mbështeti rrugën tonë drejt lirisë, që nga ditët e rënda në fillim të viteve ’90, në themelimin e shtetit tonë të lirë e të pavarur e deri në ditët e sotme.

“Senatori Dole ka trashëgimi historike në projektin tonë kombëtar për çlirim dhe pavarësi. Ai do të na mungojë, por trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë, bashkë me historinë e shtetit tonë sovran”, shkruan Krasniqi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Thellë i pikëlluar me lajmin për vdekjen e Senatorit Bob Dole, mikut të madh të Kosovës dhe popullit tonë, i cili parreshtur mbështeti rrugën tonë drejt lirisë, që nga ditët e rënda në fillim të viteve ’90, në themelimin e shtetit tonë të lirë e të pavarur e deri në ditët e sotme.
Senatori Dole ka trashëgimi historike në projektin tonë kombëtar për çlirim dhe pavarësi. Ai do të na mungojë, por trashëgimia e tij do jetojë përgjithmonë, bashkë me historinë e shtetit tonë sovran. /Rahoveci INFO/ 

 

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker