Molliqaj- Kurtit: Një mendësi totalitare nuk e do pushtetin për të qeverisur, por për të kontrolluar

Molliqaj thotë se kjo është mendësi totalitare dhe se është tendencë për të kontrolluar shoqërinë.

“Një mendësi totalitare nuk e do pushtetin për të qeverisur, por për të kontrolluar. Jo vetëm qeverinë dhe agjencionet qeveritare; jo vetëm institucionet në tërësi, përfshirë gjykatat dhe institucionet e pavarura; por mbi të gjitha për ta kontrolluar shoqërinë. Deklarata e Kurtit mbi nevojën e ndryshimit të udhëheqjes së sindikatave nuk janë asgjë më pak se ambicie totalitare. Sindikatat mund të kenë nevojë për ndryshim, por kjo është çështje e punëtorëve dhe aspak e Qeverisë”, shkruan ai.

“Pas kontrollit shoqëror, paranoja do ta shohë rrezikun edhe në ëndrrat tona. Do të na duhet t’i lajmërojmë ato në Tabir Sarajin e Albin Kurtit”, shtoi ai.

Ndryshe, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka bërë të ditur se do të kontaktojë me përfaqësues ambasadave të huaja dhe të shteteve të QUINT-it në Kosovë, të cilëve do t’u thotë se kryeministri Albin Kurti është duke i kërcënuar udhëheqësit e sindikatave/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker