Dedaj, qeverisë Kurti: “Me pas mbajt gjithkush shpi, Kola im i kish mbajt tri”

Dedaj i ka dërguar mesazh qeverisë duke thënë se këta të fundit kanë marrë votat mbi këto tema të rëndësishme nacionale, andaj tani ata e kanë obligim që t’i zgjidhin ato, shkruan Rahoveci INFO.

“Me pas mbajte gjithekush shpi, Kola im i kish mbajt tri”, i është drejtuar Dedaj, qeverisë.

Postimi i plotë i tij:

Deklaratat cinike te pozites:

“Po ne keshtu e gjetem fusnoten…”!

Po harrojne se me 14 shkurt, i kane marrur votat duke premtuar ndryshimet, nese keni gjetur diçka e cila nuk ju pelqen e per ndryshime keni manipuluar elektoratin, atehere ose bejeni ndryshimin, ose ngritne flamurin e bardhe, shkopin e te cilit e beret gati me 14 nentor, kur pesuat debakel ne zgjedhjet lokale!

Populli thote: ” Me pas mbajte gjithekush shpi, Kola im i kish mbajt tri”!

Fusnota, negociatat, vizat, asociacioni, pandemia, luftimi i nepotizmit, kapje/çkapja, progresi ekonomik, bordet, diplomacia, sundimi i ligjit, veriu i Kosoves, pertneriteti me SHBA dhe BE, integrimi euroatlantik,jane disa nga temat mbi te cilat keni premtuar dhe i keni marrur votat, e tash e keni obligim dhe pergjegjesi, per ti zgjidhur keto tema,ose ne te kunderten,ikni nga pushteti! GO HOME!. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker