Bie Facebook, shumë përdorues raportojnë për ndërprerje të rrjetit social

Mijëra përdorues të Facebook kanë raportuar ndërprerje dhe probleme të shumta më rrjetin social më të madh në botë.

Ka pasur shumë raportime për ndërprerje të Facebook në 24 orët e fundit, sipas Down Detector.

Shumë prej tyre kanë hyrë në Twitter për të raportuar problemet e tyre – me fotot e faqes së internetit të Facebook që tregojnë një mesazh gabimi që thotë ‘më falni, diçka shkoi keq’.

Mesazhi vazhdon tutje: “Ne jemi duke punuar për ta rregulluar këtë sa më shpejt që të mundemi”.

Një përdorues postoi në Twitter: #Facebook bie përsëri. Tani jam i detyruar të bëj një punë të vërtetë”.

Kjo është hera e dytë në javët e fundit që faqja ka rënë.

Përdoruesit raportuan më 19 nëntor se Facebook-u dhe Instagram-i nuk funksionuan – me probleme që vazhdojnë të shqetësojnë firmat e teknologjisë.

Sipas DownDetector, mijëra njerëz kishin probleme me faqet e mediave sociale. /Rahoveci.INFO/

Lajmet Bie Facebook, shumë përdorues raportojnë për ndërprerje të rrjetit social Rahoveci INFO Rahoveci.INFO.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker