Deputetja e VV-së për punën e qeverisë: Janë tejkaluar pritjet

Kryeziu në “Debat Plus” ka numëruar disa prej atyre që ajo i quan suksese të Qeverisë Kurti.

“Në shumë raste janë tejkaluar pritjet tona pasi qeveria është marrë në një kohë pandemie. E kemi marrë Ministrinë e Shëndetësisë pa asnjë kontratë për vaksina dhe sot kemi 1.6 milionë vaksina të administruara”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

“Janë kaluar një numër i madh i projektligjeve të rëndësishme në Kuvend si Projektligji për Agjencinë kundër korrupsion, jemi në draftin e parë të Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Kemi themeluar institutin për adresimin e krimeve të luftës. Janë marrë një numër i madh aksionesh policore duke goditur grupet kriminale”, shtoi tutje Kryeziu-Hyseni.

Deputetja thotë se megjithatë disa vendimi si ndihma për lehonat apo arsimi falas ka marrë më shumë vëmendjen nga qytetarët.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker