Ibrahimi: Merkel nuk e kundërshtoi “Ballkanin e Hapur”

Ibrahimi tha në emisionin Rubikon në Klan Kosova se ka pasur deklarime se kjo nismë po kundërshtohet edhe nga Shtetet e Bashkuara, por deklarimet kanë qenë mbështetëse.

“Çështja e Ballkanit të Hapur është prezantuar gabimisht që nga fillimi. Është thënë që kundërshtohet nga Merkel dhe Bashkimi Evropian që nuk është e saktë. Merkel në Tiranë nuk e ka kundërshtuar Ballkanin e Hapur. Ju ma gjeni një fjali të qartë që thotë “unë e kundërshtoj Ballkanin e Hapur”.

“Është thënë që nuk përkrahet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kemi deklarata të vazhdueshme të cilat dalin në përkrahje”.

Ai theksoi se edhe çështja e shkëmbimit të territoreve është prezantuar gabimisht.

“Ajo ide sulmohet, shkatërrohet dhe hiqet nga tavolina. Të njëjtën gjë e kemi pasur edhe me shkëmbimin e territoreve. Dhe nëse flet me politikanët jo në një studio televizive po diku tjetër do ta mirëprisnin duarhapur një ide të tillë kur ne jemi para një presioni të madh për Asociacionin dhe gjërat e tjera”.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker