Kurti për sanksionet ndaj mafiozëve të veriut: S’do lejojmë asnjë individ të jetë më i fortë se shteti

Para mbledhjes së qeverisë, kreu qeveritar tha se toleranca ndaj individëve të korruptuar do të jetë zero.

“Do të vazhdojmë për kauzën që na ka sjellë në qeveri për luftën ndaj korrupsionit. Këta 8 muaj të qeverisë sonë tregojnë se korrupsioni nuk mund të lidhet me nivelet e larta, po u dëshmua e kundërta, toleranca do të jetë zero. Kemi treguar përkushtim për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, tha ai.

Duke mirëpritur sanksionet e SHBA-së ndaj Zvonko Veselinoviq dhe grupit të tij për krim dhe korrupsion, Kurti tha se nuk do të lejojnë asnjë individ të jetë mbi shtetin ligjor.

“E kemi mirëpritur vendimin për sanksionimin e personave në veri të Kosovës. Sanksionet treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitet dhe vërtetuan legjitimitetit e aksionin e policisë së Kosovës javë më parë në qeveri. Nuk do të lejojmë që asnjë individ të jetë mbi shtetin ligjor”, u shpreh Kurti. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker