Lexus po përgatit modelin tërësisht elektrik

Pas UX 300e, Lexus po përgatit një tjetër crossover elektrik, i quajtur RZ.

Njoftimet aktuale thonë se mund të presim një Lexus të ri elektrik gjatë vitit të ardhshëm dhe se do të jetë një model global, shkruan Autoblog.

Baza do të jetë platforma e-TNGA e zhvilluar për një numër modelesh Toyota dhe Subaru, ndërsa dizajni do të frymëzohet nga pamja e konceptit LF-Z Electrified të zbuluar në fillim të këtij viti.

Me këtë koncept, Lexus shpalli drejtimin dhe synimet e reja në të ardhmen, pra fillimin e “gjeneratës së ardhshme të Lexus”.

Deri në vitin 2025, Lexus do të prezantojë 20 modele të reja ose të modifikuara, duke përfshirë më shumë se 10 modele tërësisht elektrike, automjete hibride dhe hibride plug-in.

Si kujtesë, Lexus LF-Z Electrified Concept është 4880 mm i gjatë, 1960 mm i gjerë, 1600 mm i lartë, 2950 mm baza e rrotave dhe ka 400 kW / 544 kuaj fuqi dhe 700 Nm (autonomia me një karikim të baterive litium-jon 90 kWh është 600 km).

Lexus RZ i prodhimit nuk do të jetë aq i fuqishëm, por pritet të ketë më shumë se 215 kuaj fuqi se Toyota bZ4X. /Rahoveci.INFO/

Lajmet Lexus po përgatit modelin tërësisht elektrik Rahoveci INFO Rahoveci.INFO.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker