Mushkolaj përplaset me Rexhajn e VV-së: Keni me bo Asociacionin ashtu qysh jeni shku në dialog pa kërku falje Serbia

Rexhaj ka thënë se nuk do të ketë Asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive “as kur LVV është në pozitë e as opozitë”.

“Kjo Qeveri e ka legjitimitetin e plotë popullorë. I ka mbi 50% të votave dhe kjo Qeveri ka të drejtë të mos e rikthejë një marrëveshje që e ka rrëzua Gjykata Kushtetuese. Por kjo Qeveri e ka edhe legjitimitetin që të thotë në dialog se ne nuk e duam Zajednicën pasi e dëmton Kosovën”, ka deklaruar Rexhaj në “Debat Plus”.

Derisa ne Rexhajn ka replikuar analisti Imer Mushkolaj.

“Ka mu kry Zajednica me Kurtin kryeministër. Kemi me diskutua këtu prapë  qysh i keni kryer plotë gjëra tjera që keni thonë se nuk kryhen. Qysh keni shkuar në dialog pa iu kërkua falje Serbia, qysh jeni shkua në dialog pa i gjet të pagjeturit”, ka replikuar Mushkolaj.

Kundër replika e Rexhajt ka qenë e ashpër duke i thënë Mushkolajt se ai nuk mund të bëjë këso konstatime.

“Në emër të kujt flet ti Imer? Unë flas këtu në emër të popullit që na ka votuar. Flas në emër të 50% se ata më kanë votuar për të ardhur këtu”, ka deklaruar tutje Rexhaj.

“Mos flisni me përgjithësime”, – iu kundërpërgjigj Mushkolaj duke i thënë Rexhajt se ”ti flet vetëm në emër të votueseve tu”.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker