Osmani: Kosova beson në vlerat e OKB-së dhe vizionin e saj për zhvillim të qëndrueshëm

Sipas presidentes Osmani, me këtë mbështetje UNDP-ja ka kontribuar në rritjen e perspektivës së zhvillimit në vend dhe në këtë kontekst ka përmendur se pandemia ka goditur shumë biznese të udhëhequra nga gratë.

Ajo ka theksuar nevojën e përfshirjes më të madhe të grave në tregun e punës për të realizuar potencialin e plotë për zhvillim ekonomik të një vendi. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova beson në vlerat e OKB-së dhe vizionin e saj për zhvillim të qëndrueshëm.

Osmani ka theksuar se për një zhvillim të qëndrueshëm, duhet të investohet në kapitalin njerëzor. Sipas saj, objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm përfaqësojnë një udhërrëfyes për një mirëqenie më të mirë.

Të dy bashkëbisedueset kanë folur edhe për transformimin digjital, tranzicionin në energjinë e gjelbër dhe financimin inovativ. Ne këtë drejtim, Osmani theksoi nevojën për financim të konsiderueshëm për të realizuar tranzicionin e drejtë energjetik në Kosovë, i cili ka në konsideratë shtimin e kapaciteteve prodhuese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe koston e përballueshme të energjisë për qytetarët.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker