Pacolli i thotë “turp për ty” Vulinit pasi ky e quajti trillim maskrën e Reçakut

Pacolli me anë të një postimi në Facebook ka thënë  se ai do të angazhohet për nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve të këtij krimi monstruoz, shkruan Rahoveci INFO.

“Është turp, për ty Vulin dhe gjithë ata që prekun ne plagët e pasheruara!”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë i tij:

E lexova nje deklaratë të Aleksander Vulinit, i cili nepermjet filmave propagandistik mundohet te gënjejë botën. Krimin që ndodhi para syve të gjithë botës demokratike dhe i cili provokoj bombardimet e Nato-s ndaj regjimit më të tmerrshëm që ka njohur Evropa.

Si një nga ata që ka njohuri të madhe për ate se si është organizuar dhe si ka ndodhur masakra e Recakut nga shteti serb, do të vazhdoj të angazhohem maksimalisht, bashkë me miqt dhe bashkëpuntorët e mi, në prezentimin e të vërtetës, deri në nxjerrjen para drejtësisë të secilit kriminel. Masakra e Reçakut është planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, dhe është udhëhequr nga shefi i njësiteve speciale Goran Radosavljevic-Guri. Ambasadori Ëalker dhe bota e civilizuar janë deshmitarët e së vërtetës!

Është turp, për ty Vulin dhe gjithë ata që prekun ne plagët e pasheruara!. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker