Pacolli tregon një detaj interesant për presidentin e ri të Zvicrës

E një detaj interesant në lidhje me të e ka dhënë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan Rahoveci INFO.

Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook ka treguar se ai jeton në shtëpinë ku Pacolli kishte jetuar prej kohësh.

“I uroj sinqerisht Presidentit të ri punë të mbarë dhe jam i bindur se ai ka kapacitetin dhe karizmën për të udhëhequr Zvicrën e vogël por shumë të rëndësishme e të fuqishme!”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi mora lajmin se miku im, ish-homologu Ignacio Cassis është zgjedhur President i Konfederatës Zvicerane. Unë kam shumë arsye ta përgëzoi për zgjedhjen e tij, se pari që e kam mik dhe se ai është një bashkvendas nga Kantoni i Ticino-s dhe jeton në shtëpinë ku unë kam jetuar prej kohësh. I uroj sinqerisht Presidentit të ri punë të mbarë dhe jam i bindur se ai ka kapacitetin dhe karizmën për të udhëhequr Zvicrën e vogël por shumë të rëndësishme e të fuqishme!. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker