Të fejuar prej 11 vitesh, çifti martohet tre ditë para se nusja të ndërronte jetë nga kanceri! Gruaja lë pas 5 fëmijë

Dasma ishte planifikuar më 27 nëntor por çifti e përshpejtuan martesën për shkak se shëndeti i gruas u përkeqësua.

Ben dhe Jen Cooper, u fejuan në vitin 2010 ndërsa lidhën kurorë tre ditë para se gruaja të vdiste një muaj më parë në Severn Hospice në Telford, Shropshire.

Nëna e pesë fëmijëve, ishte diagnostifikuar përsëri me kancer pasi e kishte fituar betejën një herë.

Dasma ishte planifikuar më 27 nëntor por çifti e përshpejtuan martesën për shkak se shëndeti i gruas u përkeqësua.

Ben tha: “Ishim vetëm ne, nëna e Jen dhe dy dëshmitarë”.

Ben dhe Jen Cooper u fejuan 11 vite më parë, por vazhduan të shtynin ditën e tyre të dasmës për shkak të punës, humbjeve familjare dhe të pasurit së bashku tre fëmijë.

“Fëmijët ishin aq të emocionuar për dasmën, saqë isha i shqetësuar të kthehesha në shtëpi dhe t’u thosha se ne u martuam dhe se ata nuk kishin mundur të ishin atje, por ata ishin shumë të lumtur për ne.”-tha Ben.

Lajmet Të fejuar prej 11 vitesh, çifti martohet tre ditë para se nusja të ndërronte jetë nga kanceri! Gruaja lë pas 5 fëmijë Rahoveci INFO Rahoveci.info.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker