Gërvalla: Më 9 janar mund të ndryshojë Ballkani

Ajo në një intervistë për Newsweek akuzoi Serbinë se edhe në Bosnje dhe Hercegovinë po mbjell trazira.

Atje, përfaqësuesi presidencial serb Milorad Dodik po kërcënon me një marrëveshje multietnike për ndarjen e pushtetit dhe të tërheqë Republikën Srpska – entitetin e dominuar nga serbët që përbën një pjesë të Bosnjës – nga institucionet kombëtare, duke përfshirë forcat e armatosura.

“Ne jemi vërtet të shqetësuar për atë që mund të ndodhë atje në janar të vitit 2022 me rastin e 30-vjetorit të krijimit të asaj që ata e quajnë Republika Srpska, e cila në fakt u themelua mbi gjenocid”.

“Udhëheqësi nacionalist serb Milorad Dodik ka kërcënuar se do ta ndajë këtë entitet nga pjesa tjetër e Bosnjës. Çdo vëzhgues e di se Dodik mbështetet fuqishëm nga Serbia dhe Rusia dhe se kjo treshe po paralizon funksionimin e Bosnjës si shtet për dekada të tëra”.

“Po pyes veten nëse dhe si do të reagojë komuniteti ndërkombëtar. Nëse do të ketë mungesë vullneti dhe kërkesa të qarta ndaj Dodikut dhe Vuçiqit, Perëndimi mund të jetë i sigurt se gjuha dhe politika agresive në Serbi nuk do të ndryshojë dhe se 9 janari – që shënon një 30 vjetor simbolik të themelimit të Republika Srpskas – mund të bëhet një ditë që mund të ndryshojë të gjithë rajonin e Ballkanit”, ka thënë Gërvalla-Schwarz.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker