Agim Aliu flet për tri prioritetet e tij si Kryetar i Ferizajt

Pas certifikimit të rezultateve dhe marrjes së detyrës nga Agim Aliu, Rahoveci INFO ka kontaktuar të parin e Ferizajt për të kuptuar tri prioritetet kryesore të tij gjatë mandatit të ri.

Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij mandati, ndër prioritetet e tij kryesore do të jenë politikat e gjelbra, infrastruktura dhe arsimi e shëndetësia.

“Prioritetet e qeverisjes sime në këtë mandat do të jenë politikat e gjelbërta, përkatësisht rregullimi i parqeve të reja, masiveve të gjelbërt siç janë: Rregullimi i parkut tek shkolla “Gjon Serreçi”, pyllëzimi dhe rikonceptimi për park i Kodrës së Sherretëve, parku tek objekti aktual i KRM “Pastërtia”, rregullimi i miniparqeve sipas konceptit ‘Pocket park’ e parqe të tjera në qytet e fshatra që ridimensionojnë gjithë zonën qendër të qytetit”, ka thënë Aliu.

Prioriteti i dytë, por me rëndësi të njëjtë gjithashtu sipas Aliut do të jetë infrastruktura në Komunën e Ferizajt.

“Infrastruktura, modernizimi dhe transformimi urban i qytetit, vazhdim i modelit të instaluar infrastrukturor, duke implementuar projektin si për shembull: Ndërtimi i nënkalimit për vetura tek Stacioni i Policisë në Ferizaj, ridimensionimi i rrugëve kryesore të qytetit siç janë rruga ’12 Qershori’ dhe ‘Ahmet Kaçiku’ si dhe investime tjera infrastrukturore”, ka deklaruar Aliu.

Si një ndër prioritetet kryesore, kreu i Ferizajt, Agim Aliu nuk ka lënë pa radhitur edhe arsimin e shëndetësisë.

“Arsimi dhe shëndetësia, me projektin për shndërrimin e shkollës teknike në shkollë të teknologjisë së informacionit, investim në ndërtimin e shkollave të reja, ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare etj”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 14 nëntorit të këtij viti, Agim Aliu i PDK-së ka fituar pa balotazh në Komunën e Ferizajt, duke arritur të marrë 62.38 për qind të votave totale. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker