Daçiq po mundohet ta bindë këtë shtet për ta tërhequr njohjen e Kosovës

Haradinaj-Stublla ka kujtuar një telefonatë me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry gjatë kohës sa ishte në krye të dikasterit të diplomacisë.

“Në dritën e përpjekjes së fundit të dështuar të Ivica Daçiqit për të fituar një ‘çnjohje’ të Kosovës ndërsa ‘lobonte’ me premtime të paligjshme për donacione të vjetruara armësh, kujtoj një telefonatë shumë të mirë me ministrin e Jashtëm të Egjiptit një vit më parë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës duhet ta ndjekë rrjedhën e planeve të rezultuara”, shkroi ish-ministrja.

Haradinaj-Stublla shkruante atëherë se me kryediplomatin e Egjiptit kishin diskutuar për “modalitetet për të thelluar dhe forcuar lidhjet tona dypalëshe politike dhe diplomatike në të ardhmen e afërt”.

Mediat serbe raportuan se kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Egjiptit, Hanafy El Gebali në një bisedë me Daçiqin ka thënë se “njohja e Kosovës nuk është aktivizuar”.

Egjipti e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker