Kërkohet që seanca për buxhetin 2022 të mbahet para 22 dhjetorit

Kryetari i Komisionit Armend Muja ka rekomanduar që shqyrtimi në lexim të dytë i Projektbuxhetit në seancë të ndodhë para datës 22 dhjetor.

“Ky projektligj do t’i procedohet seancës dhe ne rekomandojmë që në afatin sa më të shkurtër të mblidhet dhe ta trajtojë këtë projektligj… Ne jemi duke shqyrtuar mundësinë që të mblidhemi edhe para datës së propozuar. Data 22 (dhjetor) është data e fundit, megjithatë është me rëndësi që ne të mblidhemi më herët në mënyrë që mos t’i tejkalojmë afatet sipas vendimit të Kuvendit”, theksoi Muja.

Kryetari Muja tha se Komisionet e përhershme në pajtim me vendimin e Kuvendit e kanë shqyrtuar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2022 me amendamentet e propozuara, por sipas tij, Komisioni për Integrime Evropiane ka vlerësuar se projektligji me amendamentet e propozuara nuk rregullohet në mënyrë specifike me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Derisa, sipas deputetit Muja, Komisioni për Legjislacion ka vlerësuar se projektligji dhe amendamentet e propozuara janë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin e zbatueshëm.

“Komisionet e përhershme në pajtim me vendimin e Kuvendit e kanë shqyrtuar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2022 me amendamentet e propozuara dhe kanë paraqitur raportet si në vijim: Komisioni për Integrime Evropiane në mbledhjen e mbajtur sot e ka shqyrtuar projektligjin mbi ndarjet buxhetore dhe ka vlerësuar se projektligji me amendamentet e propozuara nuk rregullohet në mënyrë specifike me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Komisioni për Legjislacion në mbledhjen e mbajtur më 13 dhjetor 2021 e ka shqyrtuar projektligjin për ndarjet buxhetore 2022 dhe ka vlerësuar se projektligji dhe amendamentet e propozuara janë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin e zbatueshëm”, theksoi Muaja.

Projektbuxheti 2022 i planifikuar mbi 2.7 miliardë euro është miratuar në lexim të parë më 25 nëntor.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker