Si është përmirësuar siguria e automjeteve në 60 vjet

Para dy vitesh, janë regjistruar 6,7 milionë aksidente vetëm në SHBA, shifër që u ‘përkthye’ në 36,096 vdekje. Por statistikat mund të kishin qenë më të rënda nëse nuk do të ishte për rripat e sigurimit, jastëkët e ajrit dhe pajisjet e tjera të sigurisë.

Të dhënat e U.S. Bureau of Transportation të përpunuara nga Capitalvisualist tregojnë se edhe pse numri i automjeteve në qarkullim është shumë më i lartë se në vitin 1960, numri i fataliteteve ka rënë me rreth 78 për qind.

Shtimi i pajisjeve të sigurisë në automjete ka bërë që edhe pse numri i kilometrave të përshkruar të jetë rritur në shifra të mëdha, numri i fataliteteve të vijë në ulje.

Rripi i sigurimit

Prezantimi i rripit të sigurimit ishte një hap i madh në përmirësimin e sigurisë së automjeteve, veçanërisht kur këto të fundit u përshtatën për shpejtësi të lartë.

Rripi i sotëm i sigurimit përbëhet nga tri pjesë dhe u shpik në 1959 nga Nils Bohlin, i inxhinier i ‘Volvos’. Modelit të ri iu shtua edhe një rrip mbajtës për shpatullat që bën të mundur mbrojtjen e pjesës së gjoksit në rast përplasjeje. Por ‘Volvos’ iu desh një kohë e gjatë jo vetëm për të shpikur pajisjen, por edhe për të bindur njerëzit që ta përdornin atë. Në SHBA p.sh., rripi i sigurimit me tri pjesë nuk u përdor deri në vitin 1973.

Airbag-u

Koncepti i airbag-ut është relativisht i thjeshtë; në vend që të përplasemi me fytyrë në timon, kjo minimizohet përmes një jastëku me ajër. Por në praktikë, jastëkët me ajër duhet të jenë shumë të saktë, sepse kokës i duhen vetëm 50 milisekonda që të përplaset me timonin gjatë një goditjeje frontale. Për t’u fryrë kaq shpejt, airbag-ët mbështeten në një reaksion kimik duke përdorur acid natriumi.

Dizajni i mekanizmit të brendshëm të një airbag-u mund të shkaktojë gjithashtu probleme, siç u zbulua gjatë tërheqjes së modelit ‘Takata’. Ndërsa këta airbag fryheshin, ekzistonte mundësia që ata të përhapnin edhe copa metalike që fluturonin nëpër kabinë me shpejtësi të lartë.

Në vitin 1998 qeveria amerikane miratoi përdorimin e airbag-ut të dyfishtë, një për secilën nga ulëset e parë në automjet.

Kamerat rezervë

Kamerat rezervë u bënë një kërkesë ligjore në SHBA në maj 2018, duke i bërë ato një nga pajisjet më të reja të sigurisë në SHBA. Këto kamera janë krijuar për të reduktuar numrin e përplasjeve të pasme që përfshijnë objekte, këmbësorë ose makina të tjera.

Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada, SHBA përdorimi i njëkohshëm i rripit të sigurimit dhe airbag mund të reduktojë shanset e vdekjeve gjatë një përplasjeje frontale në 61 për qind.

Por prodhuesit e automjeteve janë duke i pajisur makinat e tyre me pajisje shtesë të sigurisë, si sistemi i ndihmës para përplasjes që përdor sensorë dhe kamera për të parandaluar aksidentet. Edhe pse këto sisteme supozohet të kenë përfitime domethënëse, kjo mbetet ende për t’u parë. /Rahoveci.INFO/

Lajmet Si është përmirësuar siguria e automjeteve në 60 vjet Rahoveci INFO Rahoveci.INFO.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker