Abdixhiku reagon pasi LDK doli fituese e zgjedhjeve në Dragash

Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook ka thënë se LDK ishte e bindur se zëri i votuesve me postë ishte i drejtë, i pastër dhe bindës, shkruan Rahoveci INFO.

“LDK, përfundoj ciklin e zgjatur të zgjedhjeve lokale me 8 komuna të fituara. Dr. Xheladini i bashkohet të shtatë kryetarëve tanë të tjerë në misionin e shërbimit të drejtë e të mbarë për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë i tij:

Sot, për herë të tretë, u konfirmua fitorja jonë në komunën e Dragashit. Votimi i 17 tetorit, i 14 nëntorit dhe rivotimi i mërgatës i finalizuar sonte me 14 dhjetor, rikonfirmuan tri herë radhazi mbështetjen e qartë për kandidatin tonë, Dr. Bexhet Xheladini.

Tendencat e vendimeve skandaloze për fitore në tavolinë, ishin korrigjuar nga Supremja pas ankimimit të LDK-së. Ishim të bindur, sikurse herën e parë e të dytë, se zëri i votuesve me postë ishte i drejtë, i pastër dhe bindës; dhe se këtë zë e këtë vullnet s’mund ta ndryshonte asnjëri. Sonte vullneti qytetar u mbajt në vend.

LDK, përfundoj ciklin e zgjatur të zgjedhjeve lokale me 8 komuna të fituara. Dr. Xheladini i bashkohet të shtatë kryetarëve tanë të tjerë në misionin e shërbimit të drejtë e të mbarë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Dragash urime!

Doktor, ju priftë e mbara. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker