Bashkimi Evropian e mbështet projektligjin për Financimin e Partive Politike në Kosovë

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Szunyog, tha se ndryshimet në drafligj janë të rëndësishme dhe kanë për qëllim identifikimin e të metave që javë shfaqur deri tani.

Sipas tij legjislacioni i rishkruar do të ndihmojë në avancimin për luftimin e korrupsionit.

“Është e rëndësishme të garantohet një proces demokratik. BE-ja është e gatshme të përkrahë institucionet e Kosovës për gjërat që do të dalin nga ky projektligj”, ka thënë Szunyog.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Maria Suokko, tha se korrupsioni u jep rrugë jo të duhur financave andaj edhe e përkrahin këtë projektligj.

“Korrupsioni i jep rrugë jo të duhur financave, dhe ndikon ndaj të varfërve dhe ndaj shërbimeve publike, edukimit, shëndetësisë dhe kjo është mjaft sfiduese. Andaj kjo është pikërisht pse jemi përkrahës ndaj këtyre ndryshimeve të ligjit për partitë politike. Të zgjedhurit politikë duhet të tregojnë se si mbledhin para e si shpenzojnë ato”, ka thënë ajo.

“ Jemi të gatshëm për të implementuar këto forma të reja”, shtoi ajo.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker