Të hënën seanca e radhës për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Dje dështoi zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe tani është ftuar seanca e radhës.

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka konfirmuar ftesën e radhës për datën 22 Dhjetor, pra të hënën e radhës.

Postimi i plotë i Komunës së Rahovecit:

Ftesë për mbajtjen e mbledhjes konstituive të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Rahovecit i ftojnë anëtarët e Kuvendit të Komunës, që të marrin pjesë në mbledhjen e cila do të mbahet me datë 22 dhjetor 2021 (e hëne) me fillim në orën 10:00, në sallën e KK Rahovec.

Për këtë mbledhje propozoj këtë:

R E N D D I T E

1.Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker