“Ndalini Joystickat” – Abdixhiku flet për këshillën qesharake të ministres, paralajmëron dimër pa rrymë

Abdixhiku ka adresuar kritika direkte ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sipas tij në kohën kur liderët e rajonit bënin garë për blerje të energjisë me çmim më të lirë, ai “krekosej në qendra evropiane me narracione fiktive për zhvillimin e pashembullt ekonomik të Kosovës”, shkruan Rahoveci INFO.

“Tani kë do të fajësojnë për këtë krizë? Një Qeveri që i ka krejt; i ka dhe njerëzit e vet të vendosur së fundmi në KEK e në çdo institucion tjetër energjetik, nuk arrinë të sigurojë as një produkt bazik në këtë zhvillim të pashembullt ekonomik”, ka shkruar ai.

Ai ia ka përmendur ministres Rizvanolli edhe këshillat qesharake që qytetarët të ruajnë energjinë përmes ndaljes së “joystickëve”.

“Për paaftësinë e tyre do të fajësohen qytetarët tanë. Për shpenzimin e energjisë në “joystick”, “larje të dhëmbëve me ujë të ngrohtë”, e për vet çmimin e lirë të energjisë. Tani edhe çmimi i energjisë na u bë i lirë. Kjo parahyrje e tyre është paralajmërim për shtrenjtimin e radhës që do t’i bëjnë. Por as shtrenjtimi i rrymës e as rekomandimet tallëse për kursim nuk do ta kapërcejnë ketë krizë që sapo ka nisë”, ka shkruar ai.

Strategjia qesharake e Rizvanollit për kursim të rrymës: Mos i leni joystickat ndezur

Postimi i plotë:

Një krizë e paralajmëruar;

Një Qeveri e paaftë, tallëse dhe e vonuar.

Kriza e sotme energjetike është paralajmëruar tash e pesë muaj. Në mot të ngrohtë, institucionet energjetike, ekspertët e brendshëm e të jashtëm pa dallim, kishin rekomanduar kontraktimin e energjisë elektrike përderisa çmimet ishin të lira; pesëfish më të lira se sa çfarë blejmë si shtet sot. Në atë kohë rekomandoheshin dhe revitalizimet e blloqeve, subvencionimet e operatorëve, organizmi i prodhimit e planet kursyese si parapërgatitje për dimrin e ftohtë.

Këto paralajmërime nuk ishin dëgjuar. Në kohën kur vendet e rajonit bënin garë për blerjen e energjisë elektrike me çmim më të lirë, Kryeministri ynë krekosej nëpër qendra rajonale e evropiane me narracione fiktive për zhvillimin të pashembullt ekononomik që Kosova me të po e përjetonte.

Sot, zhvillimi i pashembullt ekonomik i tij është pa rrymë!

Tani kë do të fajësojnë për këtë krizë? Një Qeveri që i ka krejt; i ka dhe njerëzit e vet të vendosur së fundmi në KEK e në çdo institucion tjetër energjetik, nuk arrinë të sigurojë as një produkt bazik në këtë zhvillim të pashembullt ekonomik.

Për paaftësinë e tyre do të fajësohen qytetarët tanë. Për shpenzimin e energjisë në “joystick”, “larje të dhëmbëve me ujë të ngrohtë”, e për vet çmimin e lirë të energjisë. Tani edhe çmimi i energjisë na u bë i lirë. Kjo parahyrje e tyre është paralajmërim për shtrenjtimin e radhës që do t’i bëjnë. Por as shtrenjtimi i rrymës e as rekomandimet tallëse për kursim nuk do ta kapërcejnë ketë krizë që sapo ka nisë.

Sepse reagimi është i vonshëm. Sepse s’dinë!

Kosova po futet në një dimër të reduktimeve, mungesës së ngrohjes, uljes së prodhimit të bizneseve e pa aftësië qeverisëse për t’i prirë problemeve me kohë; një praktikë tanimë e zakonshme për ta. Sot intervenimet e Qeverisë janë të vonshme; sepse janë të vonshme janë dhe të shtrenjta; e sepse janë të shtrenjta janë dhe pa zgjidhje.

Kjo Qeveri, e aftë për të krijuar konflikte, është e paaftë për të krijuar zgjidhje. Qeverisja para së gjithash është menaxhim dhe përgjegjësi. Gjyetia e fajësimit ndaj të shkuarës as nuk i mbanë dritat e ndezura as shtëpitë familjare të ngrohura. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker