Osmani e quan Serbinë “trampolinë” të Rusisë në Ballkan: S’ka ecje përpara nëse depërton ndikimi i Moskës

Në një konferencë për media pas takimit, Osmani ka thënë se Ballkanit i duhet të ecë shpejtë me hapa të sigurt, shkruan Rahoveci INFO.

Sipas saj, një progres i tillë do të ishte i pamundur nëse do të lejohej depërtimi i ndikimit rus, andaj edhe Kosova sipas saj është duke punuar me aleatët për ta parandaluar këtë.

“Rajonit tonë i duhet ecje me hapa konkret drejt integrimit evropian dhe paqe, mirëpo që nuk mund të arrihet nëse depërton ndikimi i Rusisë përmes trampolinës së vet, Serbisë. Shpresoj që me kalimin e kohës do të rritet edhe shkëmbimi tregtar, ai kulturor, në inovacion e teknologji. Njerëzit tanë duan bashkëpunim sa më të madh”, tha ajo. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker