A i përmbushi Kurti pritshmëritë si kryeministër? Kjo është përgjigja që jep ambasadori britanik

Në një intervistë për median serbe “Kossev”, Abbott është përgjigjur duke thënë se diplomacia moderne nuk i përfshinë pritshmëritë, transmeton Rahoveci INFO.

Sipas tij,  tij qeveria e Kurtit është ende e re dhe ajo po punon nën sektorët për të cilët ka premtuar.

“Mendoj se diplomacia moderne nuk përfshin pritshmëritë. Nuk po sillem unë me ndonjë lloj raporti që dërgojmë. Marrëdhëniet diplomatike janë shumë më të ndërlikuara dhe shumë më të drejtpërdrejta. Qeveria e Kurtit është ende e re, edhe pse qeverisja e Kurtit ishte jetëshkurtër një vit më parë. Jemi ende në një fazë ku kjo qeveri ende po punon për atë që duhet bërë. Është votuar me shumicë me fokus punësimin dhe drejtësinë. Dhe unë mendoj se kryeministri po i përmbahet kësaj. Ai e sheh vërtet si prioritet të qeverisë. 2021 nuk ishte i lehtë për asnjë qeveri në botë. Pandemia ka komplikuar shumë gjithçka. Pra, në një farë mënyre, ne ende presim të shohim se ku do të shkojë kjo qeveri”, ka thënë Abbott. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker